Gjithandej, në kampionatet elitare në Europë, janë duke u ndërtuar ose rikonstruktuar stadiume. Në këtë pikë, Gjermani është ajo që ka bërë më shumë investime.
Nga 12 stadiume të rinj që janë ndërtuar vitet e fundit, 4 i ka ndërtuar Franca dhe 4 Gjermania.
Francezët i kanë ndërtuar këto stadiume për Kampionatin Europian që u luajt këtë verë aty ndërsa Gjermania si një vend i fortë ekonomik dhe me klube me financa të qëndrueshme, i ka ndërtuar këto stadiume për “luks”
Stadiumet e rinj që janë ndërtuar kanë shtuar edhe tifozët në shkallët e tyre.
Juventusi, Ëest Ham dhe Espanyol po ashtu kanë stadiume të reja dhe moderne.