Erald Hyseni, 19 vjeçari nga Berati, që tashmë luan me Luftëtarin, vitin e kaluar mbronte ngjyrat e skuadrës së qytetit të tij, Tomorit. Pikërisht si sot një vit më parë, në ndeshjen derbi mes Tomorit dhe Naftëtarit, Hyseni ka shënuar edhe golin e tij të parë në kampionat, për t’i hapur më pas udhën drejt kalimit në Superligë me gjirokastritët.
Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani, mbrëmjen e djeshme ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Korçë, teksa ka fituar me rezultatin 2-3 ndaj Skënderbeut.