Tottenham ka gati stadiumin e ri, por akoma nuk e ka inaguruar. Në muajin janar pritet që të luhet ndeshja në impiantin e ri të londinezëve që sikurse duket edhe nga fotoja e mëposhtme, gjatë natës, ose në mbrëmje ka një pamje shumë interesante.
Me një kapacitet prej 62 mijë vendesh, ky impiant do të jetë ndër më modernit në Europë. Megjithatë skuadra e drejtuar nga Pochettino nuk është se po kalon një moment të mirë në Champions League, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në grup, ku duhet të kalojë Interin dhe Barcelonën, e ndërsa duhet të bëjë llogaritë edhe me PSV-në.