Gentian Mezani tashmë është zyrtarisht trajneri i skuadrës së Gjilanit në Superligën e Kosovës. Lajmin e konfirmon vetë klubi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Prej ditës së nesërme tekniku do të vijojë punën e tij me skuadrën. Për momentin, në 23 ndeshje të luajtura në kampionat, Gjilani renditet në vendin e 5 të tabelës së klasifikimit me 32 pikë të grumbulluara.