Ndeshja Tirana-Besëlidhja u ndërpre për rreth 5 minuta për shkak të flamurit të këndit që u thye pak minuta më parë.
Punonjësit e stadiumit “Selman Stërmasi” u munduan ta vendosnin në vend, por flamuri ishte i dëmtuar dhe i parikuperueshëm.
Në këtë situatë, u vendos një tjetër flamur këndi, ndërsa sfida rifilloi pas 5 minutash ndërprerje.
Ndeshja Tirana-Besëlidhja vijon të jetë 2-0, gol i Takut në minutën e 23-të me penallti dhe gol i Hoxhallarit në minutën e 40-të.