Legjenda e Kombëtares sonë Edvin Murati është nderuar nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me titullin “Mjeshtër të madh” për kontributin futbollin shqiptar.
Ish-mesfushori kuqezi ka falenderuar përzemërisht kreun e shtetit për vlerësimin e veçantë dhe respektin e bërë.
“Z.President Ilir Meta, ju falenderoj per dekorimin tuaj “Mjeshter i Madh”. Jam mirenjohes e krenar per xhestin tuaj. Faleminderit per besimin tuaj ndaj meje e familjes sime. Faleminderit Z.Ambasador Dritan Tola për hapësirën dhe respektin ndaj meje!”
Murati e nisi karrierën si futbollit me ekipin e njohur të PSG-së në 1994. Pjesën më të madhe të karrierës e ndërtoi në Francë. Shqipërië ai e përfaqësoi 42 herë duke shënuar 4 gola, ku më i rëndësishmi mbetet goli i shënuar në “Qemal Stafa” ndaj Greqisë 14 vite më parë.
Ai u tërhoq nga futbolli në 2008.
Postimi i Edvin Muratit