Të martën, Tirana barazoi me rezultatin 0-0 kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Një nga lojtarët që e nisi si titullar në radhët e bardhebluve, ishte Eni Imami.
Mbrojtësi i majtë i 24-herë kampionëve të Shqipërisë zhvilloi një ndeshje relativisht pozitive përballë ish-ekipit të tij.
Për këtë ai ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet në ndeshjen kundër Kukësit. Për këtë 26-vjeçari shkruan: “Ndeshje speciale. Hera e parë që përballem me ish-skuadrën time”, përfundon ai.
Kujtojmë që Eni Imami u afrua te Tirana në merkaton e verës dhe me ardhjen e trajnerit Ard Mema, ka fituar vendin e titullarit.