Në muajin shtator do të fillojë Nations League dhe trajneri Christian Panuçi është takuar së bashku me ish-lojtarin e Luftëtarit Kristal Abazaj. Fotoja është publikuar në rrjetin social Instagram nga vetë lojtari.
Në Belgjikë ka filluar kampionati dhe në javën e dytë është luajtur takimi që ishte si një derbi për Abazajn dhe Gurin, ku ky i fundit arriti të shënojë një gol, por pa shumë rëndësi, sepse Ostende u mund me rezultatin 5-2 nga Anderlecht. Kujtojmë që Abazaj nuk luajti në këtë ndeshje për shkak një dëmtimi të vogël.