Portieri i Laçit dhe Shpresave Gentian Selmani është ndalur për një moment pas fitores emocionuese ndaj Kastriotit. Gardiani dhe kapiteni i kurbinasve ka një raport të veccantë me krutanët pasi aty ka hedhur hapat e para në karrierën e tij si futbollist profesionist duke debutuar në 2015.
Në një postim në Instagram, 20-vjeccari i ka shprehur mirënjohjen klubit krutan për besimin dhe ndihmën që i kanë dhënë.
“Ishte një ndeshje e fortë kundër ish-skuadrës sime që më ndihmoi të nisja karrierën si futbollist profesionist! Respekt! 3 pikë të rëndësishme! Nuk heqim dorë, shohim përpara, hap pas hapi!”
Selmani është njëri prej portierëve dhe futbollistëve më të mirë të kampionatit shqiptar të futbollit. Ai është një zgjedhje e rregullt te formacioni i Shqipërisë U21 (Shpresat).
Postimi i Gentian Selmanit