Është njëri prej lojtarëve më të respektuar dhe njëri prej futbollistëve më të mirë në Europë. David Silva është një shembull për shumë të rinj dhe fëmijë se si një njeri mund të qëndrojë me krenari përpara çdo beteje të jetës.
32-vjeçari ka kaluar një periudhë të vështirë pasi i biri 8 muajsh Mateo lindi para kohe dhe për shkak të komplikacioneve shëndetësore u detyrua të qëndronte në spital për 5 muaj. Por sot të dy kanë surprizuar të gjithë tifozët e Manchester Cityt dhe në mbarë botën pasi të dy janë shfaqur në fushën e “Etihad Stadium”. Silva kthehet pas një dëmtimi në këmbë, kurse i biri gëzon shëndet të plotë dhe ai ka marrë vëmendjen kryesore. Edhe pse ende fëmijë, ai është një hero i vërtetë, gjë për të cilin i ati është krenar.