Nga Italia vjen lajmi më i pabesueshëm. Ylli serb i Lacios Sergej Milinkvic-Savic duket se do të firmosë për Milanin. 23-vjeçari që nuk u mor nga asnjë prej superklubeve europiane si Real, Barcelona dhe Manchester United flitet se ka arritur marrëveshjen me “Djallin”. Gazeta italiane “Il Sole 24 Ore” pretendon se kuqezinjtë do të marrin serbin në formë huazimi për një vit për 40 milionë € dhe do të aktivizojnë opsionin e të drejtës së blerjes në fund të huazimit. Një media italiane “Calciomercato” thekson se kuqezinjtë do kryejnë nesër prezantimin e një lojtari për të cilin nuk e kanë dhënë emrin.
Nesër në orën 18:00 mbyllet zyrtarisht merkatoja për futbollin italian dhe nëse një transferim i tillë do të ndodhë, padyshim që Milan do të fitonte “bastin” më të madh të merkatos europiane. Lazio nuk pranoi asnjë prej kërkesave të Manchester United, Realit dhe Barcelonës duke e rritur “stekën” në 150 milionë €.