Dita e sotme ishte shumë e veçantë për Sekretarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, pasi feston 48 vjetorin. Presiedenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” ka një urim të veçantë për Shulkun.
“Gëzuar ditlindjen Ilir Shulku”, shkruan Duka.
Kujtojmë që në kohën kur ishte futbollist, Shulku ka luajtur me skuadrën e Partizanit, që në vitin 1989-të me moshta U 19-të, e më pas për të kaluar tek skuadra e parë. Gjithashtu në karrierën e tij futbollistike bëjnë pjesë edhe ekipe të huaja, sikurse është Apollon Athens.