Edon Zhegrova tashmë mund të quhet një lojtar i Bazelit. Lojtari i Kombëtares kosovare është larguar nga Genku dhe pritet të tranasferohet në Zvicër.
Është vet Zhegrova që ”zyrtarizon” të ardhmen e tij pasi ka postuar një foto në faqen e tij në Instagram.
Në foton e postuar nga lojtari shihet që ai ndodhet aktualisht në qytetin zviceran dhe pret të firmos me skuadrën e re.
Një hap i rëndësishme për talentin kosovar që kërkohej dhe nga disa skuadra të tjera të njohura, por ka preferuar t’i bashkohet skuadrës së Taulant Xhakës.