Kategoria Superiore në Shqipëri, gjithnjë e më shumë po merr lojtarë nga Maqedonia. Flamurtari, Teuta, Partizani kanë në përbërje të tyre, lojtarë që vijnë nga vendi fqinj.
Mediat maqedonëse i kanë kushtuar një material të veçantë lojtarëve maqedonas që luajnë në Shqipëri.
“Macedonianfootball.com” ka shkruar për Goran Siljanovskin, Artim Polozhanin, Muhamed Useinin, Fisnik Zukën, Muarem Muarem dhe Valon Ethemi dhe për paraqitjet e tyre në Kupën e Shqipërisë.
“Katër nga pesë lojtarë u aktivizuan për ekipin fitues në ndeshjen Skënderbeu – Flamurtari. Artim Polozhani, Goran Siljanovksi, Muahmed Useini, dhe Muharem Muarem luajtën për Flamurtarin. Fisnik Zuka nuk u aktivizua në këtë takim. Valon Ethemi luaji në 5 minutat e fundit në ndeshjen e Kupës ndaj Laçit”, shkruan ndër të tjera “Macedonianfootball.com”./Newsport.al