Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama mori vendimin e rëndësishëm për të mbyllur të gjitha pikat e basteve në qytetet e Shqipërisë deri më datën 31 dhjetor të këtij viti siç e përcakton dhe ligji.
Ky vendim që është mirëpritur nga shumë njerëz por edhe thumbuar e parë me skepticizëm nga shumë të tjerë, ka shkaktuar mjaft ironi nëpër rrjete sociale. Kësaj i është bashkuar edhe gazetari i njohur dhe mjaft kontrovers Bledi Mane, i cili nëprmjet një statusi në Facebook ka thënë me humor se llotot i morën edhe gruan.
“Si fillim lash peng shapkat, mikrovalën, frigoriferin. Tersi nuk mu nda, lash peng edhe makinën, edhe shtëpinë… Barazimi i La Coruñas më dogji fare, çunat e llotos më morrën edhe gruan!”, skruan gazetari në profilin e tij.