Skuadra e Besës në Kategorinë e Parë poë shkon shumë mirë, ku në 9 javët e para ka rritur që të renditet në vendin e parë me 20 pikë të grumbulluara. Në Kavaja po zhvillohen shumë talente dhe një prej tyre është mbrojtësi Ardian Shaljani, i cili është vetëm 18 vjeç dhe ka një garanci shumë të madhe në repartin e prapavijës.
“Ardian Shaljani , 20.02.2000 vendlidja Kosovë. Pozicioni natyral qendërmbrojtës , sezoni i parë me fanellën verdhezi dhe ka treguar që ka potencialin për t’u bërë një mbrojtës i nivelit të lartë. Është aktivizuar disa ndeshje nga minuta e parë dhe në disa të tjera është aktivizuar nga stoli. Vetëm 18 vjec por paraqet një siguri të madhe në repartin e prapavijës duke shprehur një luftë sportive në cdo moment”.