Java e 6-të e Kategorisë së Parë sjellë shumë surpriza, por një duel shumë interesant është ai mes Lushnjes dhe Bylisit. Nuk ka dyshim që të dyja ekipet i kanë vënë vetes një objektiv shumë të rëndësishëm, sikurse është rikthimi në Superligë.
Kjo ndeshje gjithmonë ka sjellë shumë ritëm, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit, pasi tifozët krijojnë një atmosferë më vete. Kështu pritet edhe sfida e radhës. Tifozët e Lushnjes në një postim në rrjetin social “Facebook” kanë një mesazh për të gjithë përkrahësit verdhejeshil që të jenë në “Roza Haxhiu”.