Java e 6-të e Kategorisë së Parë do të dhurojë një ndeshje shumë interesante sikurse është ajo mes Lushnjes dhe Bylisit. Përveç spektaklit në fushën e blertë, emocione do të ketë edhe në shkallët e stadiumit. Në një postim në rrjetin social “Facebook” tifozët tregojnë se do të ketë shumë surpriza. Për më shumë shihni statusin e mëposhtëm:
“Ultras Delegatët pas një mbledhje diten e sotme kanë vendosur që ndeshjen ndaj B*llshit do ketë gjëra të bukura. Ndaj ftojmë të gjithë publikun lushnjar të na bashkohet në spektaklin e rradhës”!