Sonte në mbrëmje, në orën 20:45 do të luhet Superkupa e Italisë mes Juventusit dhe Lazios. Mediet italiane pak orë para takimit kanë publikuar formacionet e mundshme për mbrëmjen e sotme.
Për kampionin e Italisë, nga minuta e parë do të luajë përforcimi i ardhur nga Bayern Munich, Douglas Costa, i cili ka bindur Allegrin për rolin e titullarit, ndërsa te Lazio nuk ka si të mungojë shqiptari Thomas Strakosha, të cilit i është besuar sërish katëkëndëshi i portës në këtë takim të rëndësishëm.