Derbi i kryeqytetit luhet në fushë sot mes Tiranës dhe Partizanit, pikërisht në “Selman Stërmasi”.
Por, sigurisht që vëmendje të lartë kanë edhe mediat që do të transmetojnë këtë takim, por edhe studiot e emisioneve sportive nga ku do të zhvillohen bisedat, komentet, analizat dhe intervistat, në prag dhe në fund të supersfidës.
I tillë është edhe formati në Supersport, emisioni “Gol pas Goli” i drejtuar nga moderatorja Vilma Masha.
E pikërisht kjo e fundit, sot në këtë ditë të veçantë për kampionatin shqiptar është shfaqur në ekran me një fustan të bardhë, më simpatike se kurrë. Duket se derbi sjell edhe te gazetaret sportive një atmosferë shumë pozitive.