Futbollisti i Levantes në kampionatin spanjoll me origjinë shqiptare Enis Bardhi ka festuar sot ditëlindjen e tij të 23-të. I lindur në Shkup nga një familje shqiptare, fatkeqësiht Bardhi luan për kombëtaren e vendit fqinj të Maqedonisë, pavarësisht se të gjithë e njohin origjinën e tij kuqezi.
Kështu edhe vetë federata spanjolle e futbollit në urimin e posaçëm për futbollistin, i ka rezevuar atij një përshendetje me flamurin shqiptar, të shoqëruar me një video me golat më të bukur të Bardhit me Levanten sezonin e fundit. Postimi është bërë në faqen zyrtare të La Liga-s në Facebook.
Enis Bardhi është një nga lojtarët kyç te klubi spanjoll ku në një sezon aktivizim në Spanjë ka shënuar 9 herë.