Futbolli kosovar u zgjua sot me një lajm të trishtë, teksa presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë të papritur.
Pak më parë për këtë ngjarje ka reaguar dhe ish- kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana. Ai ka postuar një foto të Vokrrit në rrjetet sociale dhe e ka shoqëruar me shkrimin:
“Jam rritur duke me treguar babi Se si keni qenë zëri e nji kombi, me tregojke qe Fadili ishte i pakapshëm për të tjerët ,legjendë, dhe golëshenuës fanatstik!!! Humbje e madhe për të gjithë ne. Ngushllime familjës Vokrri, miqëve, bashkpuntorëve, lojtarëve te gjeneratës së artë , Federatës Futbollit Kosovës … Lamtumirë LEGJENDË.”