Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, në grupin B, mes Këlcyrës dhe Albpetrolit kemi pasur akte dhune, të cilat kanë çuar në spital lojtarin e ekipit mik , Redi Hatia. Një prej lojtarëve të Këlcyrës, ka goditur kundërshtarin, i cili është shoqëruar për të marrë ndihmën e parë. Në faqen zyrtare në “Facebook”, Ultrasit e Albepetrolit kanë reaguar ashpër.
Reagimi i plotë:
Lojtari yne Redi Hatia duke marr ndihmen mjeksore ne spital.
As nuk e marr vesh se si ndodhin te tila gjera ne futbol nga njerez qe skane lidhje me futbollin por vtm me sjelljet kafsherore. Ne dime qe futbolli bashkon eshte kulture krijon miqesira por disa ekipe qe duhet te konkurojne ne kampionatet futbollistike te Afganistanit nuk meritojne asnje lloj mbrojtje. Ne kete rast lojtari i kelcyres duhej te ndiqej penalisht sipas ligjeve dhe te shoqerohej ne kampionat
Kerkojm nje reagim nga institucionet e Policise se shtetit dhe Federata Shqiptare e Futbollit.