Tirana luan sot ndaj Flamurtarit, ndërsa skuadra kryeqytetase u grumbullua pasditen e djeshme në Vlorë.
Mëngjesi i sotëm, i freskët por me rreze të forta dielli është shfrytëzuar maksimalisht nga lojtarët bardheblu për të shijuar në verandën e barit, kafen e mëngjesit.
Asion Daja, Gilman Lika, Erion Vucaj dhe Ilion Lika kanë preferuar ta ndajnë me miqtë e tyre, foton e shkrepur diçka më shumë se dy orë më parë në një nga lokalet e Vlorës, duke shijuar qetësinë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Flamurtarit që do të startojë në orën 17:00.