Skuadra e Kukësit është duke zhvilluar fazën përgatitore në Slloveni dhe lojtarët të gjithë janë nën urdhërat e trajnerit Peter Peter Pacult. Tekniku po i “shtrydh” lojtarët, duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, në mënyrë që të arrijnë gjendjen më të miorë fizike ndaj Valleta-s në raundin e parë të Champions League.
Jo vetëm kaq, por mesa duket për verilindorët ka edhe seanca të veçanta stërvitjeje. Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, lojtarët e Kukësit shihen të futur në akull, duke qendruar për disa minuta. Kjo është një metodë për mbrojtjen e muskujve dhe në të njëjtën kohë aplikohet nga shumë lojtarë të niveli të lartë botëror.