Liverpool duket se e ka harruar menjëherë largimin nga skuadra të lojtarit brazilian Philippe Coutinho. “The Reds” kanë gati një goditje për sulm në janar. Sipas asaj që shkruan “Goal”, me shumë gjasa në merkaton e janarit klubi i kuq do të transferojë nga Bundesliga dhe pikërisht nga skuadra e Leipzigut, sulmuesin Naby Keita.
Ganezi i kishte thënë “po” Liverpoolit që në verë, por Leipzigu kishte refuzuar transferimin.