Lazio mori një fitore të rëndësishme përballë Parmës. Bardhekaltërit I siguruan tre pikët në 10 minutat e fundit të ndeshjes me golat e Immobiles dhe Correas. Por, ai që spikati në fushë nuk ishte Thomas Strakosha, por Valon Berisha, i cili u hodh në fushë në minutën e 57-të në vend të Lucas Leiva.
Ai kishte vuajtur nga një dëmtim i rëndë në fillim të këtij sezoni, dhe sot ishte më i etur se kurrë për të shpërthyer në fushë. Berisha u soll në merkaton e verës nga Igli Tare, si lojtar premtues nga austriakët e Salzburgut.
Performanca e sotme i jep shpresë në të ardhmen për t’u kthye në titullar të bardhekaltërve.
Valon Berisha