Esat Mala është njëri prej lojtarëve më të spikatur të Partizanit. Paraqitjet mbresëlënëse me të kuqtë i kanë hapur automatikisht rrugën me Shpresat. 19-vjeçari u aktivizua në sfidën e fundit që Shqipëria U21 zhvilloi ndaj Estonisë në fushën e këtyre të fundit.
Kuqezinjtë dështuan në fund të siguronin 3 pikët duke u kthyer në shtëpi me vetëm një pikë. Por pavarësisht rezultatit, Mala ndihet krenar për skuadrën që përfaqëson.
Në një foto të fundit të postuar në “Instagram”, ai ka duartrokitur performancën e bashkëmoshatarëve të tij. Ndërkohë, Mala kthehet në Shqipëri për të qenë gati për sfidën e së dielës ndaj Luftëtarit, ndaj të cilëve Partizani i tij ka vetëm një objektiv: fitoren.
Postimi i Esat Malës