Në këto momente janë duke u luajtur ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Mes tyre në duel janë edhe Korabi me Kastriotin. Rezultati deri në këto momente është 1-1, por ajo që bie shumë në sy është pjesëmarrja e tifozëve. Sikurse shihet nga fotot pjesa ballore e stadiumit është mbushur plot me tifozë. Mbetet për t’u parë sa do të përfundojë ky takim.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.