Kukësi luan sot një sfidë delikale ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” në orën 13:45. Humbja ndaj Skënderbeut në javën e shtatë të kampionatit ka rritur presionin në kampin verilindor, këtë gjë e pohoi dhe vetë trajneri Armando Cungu i cili paralajmëroi ndryshime në përballjen e sotme.
Pak orë para se sfida të startojë dhe Cungu të zgjedhë titullarët ka ardhur një mesazh i koduar nga mesfushori i nënkampionëve, Arbër Çyrbja. Ky i fundit ka postuar një InstaStory në llogarinë në Instagram, ku shkruhet: “Kur njerëzit besojnë tek ju, ju mund të bëni gjëra të mëdha, që askush nuk mund t’i bëjë, thjeshtë besim”!
Nuk dihet se në adresim të kujt shkon ky mesazh i koduar, por me shumë mundësi mesfushori ka marë spunto nga fjalët e Cungut lidhur me rrotacionin që do të ndodhë me titullarët ditën e sotme ndaj Partizanit.