Sulmuesi i Kukësit Reginaldo Faite ka reaguar në Facebook për barazimin e sotëm ndaj Teutës dhe për golin e shënuar ndaj durrsakëve. Mozambikasi u ndje keq për golin e parë që u anullua nga arbitri i takimit, megjithatë ai u shpreh I lumtur që arriti ta ndihmonte skuadrën në një kohë të vështirë.
“I gëzuar që shënova një gol dhe ndihmova skuadrën time të kontrollonim ndeshjen.
Më vjen keq që ata më anulluan golin e parë, të cilin e pa vetëm anësori. Sidoqoftë, të vazhdojmë të punojmë fort dhe të arrijmë synimet tona. Forca Kukësi!”
Lojtari nuk shënonte prej shumë ndeshjesh me Kukësin dhe presioni ndaj tij u rrit ndjeshëm. Sot Reginaldo i ktheu kritikët në krahun e tij duke shpëtuar Kukësin nga humbja.
Postimi i Reginaldos