Kukësi bëri një fals në ndeshjen e sotme duke humbur ndaj Tiranës me rezultatin 0-1. Një humbje që ”djegë” shumë në kampin verilindëorë pasi tashmë shohin Partizanin të shkëputet me 8 pikë. Një “dhuratë” e Tiranës që ndal Kukësi dhe i jep mundësi të kuqve të nisin ”arratin” edhe pse duhen ende edhe shumë ndeshje nga fundi i kampionatit.
Në foto shihet mimika e presidentit Safet Gjici pas mbylljes së ndeshjes duke treguar në një farë mënyrë gjendjen e skuadrës së tij. Nga pamjet shihet qartë që presidenti nuk është aspak i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij edhe pse i ka plotësuar të gjitha kushtet trajnerit Cungu.