Ivan Galic ndihet më se i lumtur pas rikuperimit nga dëmtimi që i kushtoi 6 muaj qëndrim larg fushave.
Pasi është konfirmuar, që mund të luajë me ekipin e Laçit, lojtari drekoi sot me 3 miqtë e tij, ku dy prej tyre janë emra të njohur të futbollit shqiptar.
Në foto dallohet Pero Pejic, ish-sulmuesi i Dinamos, Tiranës, Skënderbeut, Kukësit dhe Flamurtarit, i cili është tërhequr nga futbolli i luajtur dhe tani është i përkushtuar drejt detyrës së trajnimit. Tjetri është sulmuesi i Teutës Tomislav Busic.
Galic u dëmtua në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë me Naftëtarin në 12 shtator të vitit të kaluar. Me rikthimin e tij në fushë, Laçi shpreson të gjejë zgjidhjen përfundimtare të shënimit të golave, pasi deri tani asnjëri prej sulmuesve nuk ka arritur të kryejë detyrën.