Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale, por gjithashtu njihet edhe si një tifoz i Juventusit. Një qytetar, i cili në profilin e tij ka një foto të Interit, ka komentuar në një status të kreut të shtetit për situatën e krijuar gjatë netëve festive.
“Këtej nga ne kishim frikë të dilnim se kishte plasur kallashi në 12 të natës, prandaj mos u mburr kot se kë bërë gjë të mirë. Shyqyr që skemi dëgjuar lajm që u vra dikush nga kallashi të paktën”, shkruan qytetari.
Por, Rama nuk është kursyer dhe menjëherë i është përgjigjur: “Andej nga ju s’skemi ca bëjmë, ndërro skuadër dhe s’të duken golat si kallasha vëlla”, shkruan kryeministri.