Transferimi i Kristiano Ronaldos siç edhe pritej ka shkaktuar rradhët e para në Torino për blerjen e fanelës së tij.
Por mesa duket “Zonja e vjetër” i ka marr masat me kohë në lidhje me këtë gjë, duke i bërë gati fanelat me numrin 7 të portugezit. Ndërkohë tifozi i parë që ka arritur të blejë asetin e çmuar të marketingut të italianëve është një tifoz nga Kina. Ethan Lee quhet fansi i çmendur që arriti të zinte rradhën i pari jashtë “Juventus store” në Torino, i cili me siguri do ta ruajë me shumë kujdes këtë fanelë.