Mediat italiane kanë filluar të flasin për të ardhmen e ish futbollistit të Udinezes. Fjala është për ish mbrojtësin e bardhezinjve, Rodolfo Vanoli. Emri i tij lidhet me postin e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës.
Sipas “TMW”, Vanoli është prej kohësh në bisedime me drejtuesit e Federatës Kosovare të Futbollit dhe ka një akord parimor me këta të fundit për të drejtuar ekipin i cili ka mbetur pa trajner që prej fundit të eliminatoreve të Botërorit 2018.