Partizani pak javë më parë ka larguar nga stafi drejtues Marko Julianon, por ky i cundit është rikthyer të flasë për kohën që kaloi me të kuqtë, duke “sulmuar” teknikun Gega”, por jo vetëm. Në lidhje me këtë çështje “demat” kanë reaguar në rrjetet sociale, duke sqaruar këtë situatë.
Mirëpo ka nga ata që nuk e kanë pritur aspak mirë këtë “debat” në distancë. Julian Malo, një ish-lojtar i Partizanit ka komentuar në faqen zyrtare të klubit në “Facebook” ku ka thënë se duhet ta lënë “viçin” dhe të përqendrohen te kampionati.
“Çfarë “viçi” thoni, por shikoni kampionatin”, shkruan Malo.
Kujtojmë që 15 herë kampionët e vendit ditën e sotme do të luajnë ndeshjen e dytë të kampionatit përballë Kamzës në transfertë në orën 16:45 minuta.