Kastrioti po luan kundër Tiranës, në kuadër të finales për kampionin e Kategorisë së Parë. Tashmë është mbyllur pjesa e parë me shifrat e paprekura (0-0), ndërsa në sy ra futbollisti i krutanëve, Rigers Hoxha. Fiziku i lojtarit të krutanëve duket që nuk është në formën e duhur.
Megjithatët me disa kilogramë më shumë, ai po luan në “Elbasan Arena”. Superiorja kërkon më tepër forcë fizike se Kategoria e Parë dhe për të qenë në fushë, atij do t’i duhet të jetë në kondicionin e duhur fizik. Sot, trajneri Samuel Nikaj i ka besuar një vend titullari, por me siguri sezonin e ri në të tillë formë vështirë se do të mund të luajë…