Ekipi i Kastriotit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar ndeshjen e së Shtunës përballë Kukësit. Sfida do të zhvillohet në orën 14:00, në stadiumin “Redi Maloku”. Kastrioti ndodhet në fund të tabelës, me vetëm 4 pikë dhe kjo ndeshje duhet të sjellë “arratisjen”. Për verilindorët kjo sfidë është një moment i mirë që të lihen mënjanë dy humbjet e fundit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.