Kapiteni i “Partizanit”, Alban Hoxha, mesa duket e ka marrë thjesht dëmtimin që pësoi dy javë më parë gjatë stërvitjes së Kombëtares, çka e detyroi stafin të mos e merrte në udhëtimin në Izrael. Madje, duke pretenduar reabilitimin, kapiteni Hoxha, nuk luajti as në ndeshjen me Luftëtarin në këtë javë.
Mesa publikon vetë Albani në instastory, në rrjetet sociale, ai fundjavën që sapo lamë pas, e ka shfrytëzuar më së miri duke frekuentuar jetën e natës. Dhe këtë e tregon vetë Albani nëpërmjet fotove, por edhe fansat e tij, që duket se janë të kënaqur nga prezenca e tij në club, në orët e vona të natës, me alkol dhe me cigare, raporton newsport.al. Nuk dihet se cila është gjendja e tij sot, por duket se fundjava ka qenë e rënduar. Ndoshta kjo është një formë e re reabilitimi për një lojtar profesionist të ekipit që kryeson tashmë tabelën e pikëve të superligës shqiptare. Por pyetja lind: A është Albani në formën më të mirë, me fizioterapi nga dëmtimi, apo me terapi shoqërie në club deri në orët e para të mëngjesit?