Të dielën, në orën 14:00, do të luhet ndeshja mes Kamzës dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 14-të, të Superligës. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, pasi trepikëshi është e vetmja rrugë, për t’i dhënë fund kësaj situate, jo të mirë që kalojnë ekipet.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kamza njofton se ditën e nesërme portën do të mbroj, Mario Kirev. Avdyli nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, kështu që bullgari do të jetë ai që do mbrojë katërkëndëshin, për këtë takim delikat.