Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është nderuar së fundmi nga Bashkia Cërrik me çmimin e rëndësishëm të Ambasadorit të Paqes.
Vetë sportisti kuqezi e ka bërë publik këtë ngjarje nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shpreh dhe nderimin e veçantë për këtë dekoratë.
“Krenar dhe mirënjohës njëkohësisht për vlerësimin si Ambasador i Paqes i Bashkisë së Cërrikut. Nder i madh për mua që të jem në vijën e parë të përçimit të vlerave dhe paqes për atë çka përfaqësoj si sportist dhe si individ. Një motivim plus të cilin e vlerësoj shumë. Faleminderit!”, shkruan 28-vjeçari në profilin e tij.
Briken Calja u shpall së fundmi kampion Europe në peshën 69 kg, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bukuresht më herët gjatë këtij viti.