Ditën e sotme është luajtur ndeshja në Kupën e Shqipërisë mes Kukësit dhe Apolonisë. Verlindorët janë kualifikuar për më tej me rezultatin 2-0, ku kujtojmë që takimi i parë u mbyll me rezultatin 2-1 për fierakët.
Gjithsesi, skuadra e Armando Cungut në këtë takim ka marrë dy “dhurata”. Diçka shumë e mirë është gjetja e golit për Vasil Shkurtajn, i cili është afruar me shumë bujë nga Luftëtari në merkaton e janarit.
Gjithashtu, më tej, edhe Valdet Rama ka bërë debutimin me fanellën e Kukësit, dhe në kampin e verilindorëve besohet shumë se në fund të sezonit kampionati do të shkojë në shtëpinë e tyre. Gjithsesi të presim për këtë, pasi gjithçka do të shihet në fushën e lojës.