Për javën e 17-të të Superligës, Kamza do të luajë në transfertën e Flamurtarit. Vendasit në ndeshjen e fundit kanë bërë shumë mirë, duke marrë një fitore të vyer ndaj Luftëtarit.
Në këto kushte, skuadra nga periferia e kryeqytetit, është duke u stërvitur në palestër nga përgatitësi atletik Vullnet Manushi, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.
Sfida shihet si shumë interesante, pasi asnjë nga ekipet nuk dëshiron të qendrojë në pozicionin që ndodhet. Të shohim se kush do ia dalë në Vlorë, Ilir Daja, apo Ernest Gjoka.