Partizani fitoi bindshëm ndeshjen e sotme të zhvilluar në “Selman Stermasi” kundër Teutës me rezultatin 3-0, duke treguar kështu formën e shkëlqyer që po kalon skuadra e kuqe.
Jasir Asani ishte një nga lojtarët më vendimtar për ekipin e drejtuar nga trajneri Gega, me dy golat e shënuar. 23-vjeçari me këtë rast ka postuar dhe një foto pas ndeshjes në rrjetet sociale ku shfaqet duke festuar një nga golat e shënuar, ndërkohë që sfondi është i mbuluar lehtë nga ngjyrat e rrjetës bardheblu në stadiumin në pronësi të Tiranës.
Fotografi i të kuqve është munduar ta zbusë sa më shumë pamjen e rrjetës, por megjithatë nuk ia ka dalë pasi ajo arrihet të dallohet qartë. Gjithsesi kjo mund të konsiderohet dhe si një mesazh i qartë dhe indirekt për 24-herë kampionët, të cilët për momentin janë shumë larg rivalëve të kuq.