Skuadra e Vllaznisë ra sot nga Kategoria, pasi skuadra e Kamzës fitoi 1-0 ndaj Partizanit. Ish-trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ka postuar një shkrim në rrjetet sociale, ku ka “kërcënuar” Partizanin, duke thënë se bota është e rrumbullakët.
“Bota është e rrumbullakët FK Partizani, jeta vazhdon”, ka shkruar Edi Martini në Facebook.
Tifozët shkodranë patën shumë pakënaqësi ndaj Partizanit, madje e akuzuan se i la ndeshjen Kamzës.