Hair Zeqiri është një nga lojtarët e njohur në kampionatin tonë. Ish-mesfushori i Kukësit ka postuar një foto në rrjetet sociale ku duket se bëhet nostalgjik për ish-ekipin e tij, Flamurtarin.
Kaq ka mjaftuar dhe komentet kanë qenë të shumtë nga miqtë e tij, futbollistë dhe ish-lojtarë. Në sy bie ajo që shkruan Migen Memelli, i cili i tregon se ka zgjedhur rrugën e duhur duke hequr dorë nga futbolli.
“Futbolli ka qenë kohë e humbur për ty. Duhet t’i ishe fut më shpejt biznesit. Të përqafoj lali“, komenton trajneri i Tiranës U-17. Ndërkohë i menjëhershëm është reagimi i Zeqirit që ia kthen: “E sigurtë është që Flamurtari nuk ka qenë kurrë kohë e humbur, për të tjerat mund të flasim nga afër“, përfundon ish-lojtari vlonjat.