Ish-futbollisti i Partizanit, Ylber Ramadani që aktualisht është pjesë e ekipit Vejle Boldklub në Danimarkë, sot ka festuar ditëlindjen e tij të 22-të. Sigurisht që urimet qenë të shumta në adresim të mesfusohorit i cili ka qenë një ndër më të mirët te skuadra e kryeqytetit.
Pak orë më parë, nëpërmjet një postimi në Instastory, në llogarinë e tij në Instagram, Ramadani ka postuar një foto nga dhuratat që ka marrë për këtë ditëlindje. Sigurisht që surpriza ishit të Partizanit i është bërë nga partnerja e tij, sikurse vetë Ramadani shkruan në foton e postuar.