Shumë ekipe shqiptare, ndodhen në Antalia, ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Shumë lojtarë e kanë shfrytëzuar kohën, për të takuar shokët e tyre, që luajnë për ekipe të tjera.
Portieri i Tiranës, Ilion Lika, ka takuar futollistin e Skënderbeut, Gledi Mici. Lika i është bashkuar për disa momente kampit të bardhekuqëve, për të takuar shokët e tij.
Portieri mbante veshur fanellën e Tiranës. Ilion Lika është një ndër portierët më me eksperiencë në futbollin shqiptar, teksa ka luajtur për disa ekipe.