Mauro Icardi është kthyer në një çështje te Interi. Sulmuesi argjentinas nuk ka preferuar të luaj pas heqjes së shiritit nga drejtuesit e klubit. Në Itali janë të shumta lajmet që qarkullojnë rreth një largimi të tij në fund të sezonit. Juventusi kërkon ta afrojë në skuadër dhe kanë nisur dhe aludimet rreth një shkëmbimi me Dybalan.
Nga ana tjetër Interi nuk dëshiron të përforcojë një rival direkt, por një shkëmbim me argjentinasin tjetër do të ishte e pranueshme nga drejtuesit e klubit. Lajmi për afrimin e Icardit ka bërë që në disa dyqane në Torino të nis dhe shitja e fanelave të tij me numrin 9. Tashmë ngelet për t’u parë nëse ky operacion do të kryhet gjatë merkatos së verës ose jo.